Në emisionin “Rudina” këtë pasdite ishte e ftuar politikania e njohur Jozefina Topalli.
Në studio, Topalli tregoi se ka përjetuar gëzim dhe dhimbje kur ka sjellë në jetë vajzën e saj, Megin, sepse babai i saj kishte ndërruar jetë dhe arkivoli i tij kalon para maternitetit ku ajo po lindte.
“Unë kur kam lindur Megin kam pasur edhe një histori të veçantë në fakt dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk kam qenë shumë e qetë. Sepse ditën që ka lindur Megi është bërë varrimi i babait tim. Domethënë lindja është përshpejtuar për shkak se disa orë më përpara më vdiq babai. Dhe kujtoj që kur unë po lindja, kur Megi po lindte në maternitet, tamam tek rruga përballë maternitetit po kalonte arkivoli, kështu që ai ka qenë një moment me emocione tepër të forta, sa dhimbje aq edhe gëzim.
Por këto ngjarje tepër të veçanta, që asnjeri nuk do donte ti ndodhnin në jetë, të shënjojnë fort dhe të bëjnë të mendosh më shumë mbi jetën, gëzimin e një buzëqeshjeje, mbi rëndësinë e përqafimit brenda familjes, mbi rëndësinë e mirëkuptimit brenda nesh. Sepse në fund të fundit, jeta është një spektakël i vërtetë dhe nuk duhet të humbim asnjë çast nga çdo ditë që ne e jetojmë atë” tha Topalli.