Te krijosh miqesi ne vendin e punes te jep me shume motivim, kenaqesi dhe qetesi. Ky eshte studimi i arritur nga nderrmarrja nderkombetare e burimeve njerezore Gallup.

Kur punonjesit e nje nderrmarrje apo aktiviteti mbajne nje mardhenie miqesore, kane mundesi me te medha per te qene me kreativ, te bejne me te kenaqur punedhenesin , e duke rritur keshtu perfitimet e biznesit e pse jo dhe pagat e vete punonjesve. E per me teper te punosh me nje mik e ben punen me pak stresuese dhe te lodhshme gjate dites.

Studimi tregon se ambjenti miqesor na ben me te disponueshem dhe produktiv. Po ta mendoni ne kalojme me shume kohe ne pune dhe shkembejme me shume dialog me koleget sesa me njerezit e dashur , keshtuqe duhet nje ambjent i shendetshem pune. Te kemi prane nje njeri miqesor dhe te cilit i besojme na ben te ndihemi konfident qe dhe te kalojme pasigurite qe mund te kemi ne procesine punes, pasi e dime qe nese kemi nje paqartesi mund ta sqarojme me nje koleg duke u mbeshtetur tek ndihma e tij.