Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, përmes një statusi në Facebook thotë se nga informacionet që zotëron PD 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.
Ajo shton se sipas informacioneve, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin.
“Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë” nënvizon Vokshi.