Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të së mërkurës në lagjen Tepe, në rrugën Ali Demi. Burimë pranë vendit të ngjarjës bëjnë më dije se mëngjesin e 7 Janarit,se një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e shtetases Besime Dushi, banuese në qytetin e Shkodrës. Për fat të mirë, nuk ka patur të lënduar në njerëz ndërkohë që dëmet material kanë qënë të shumta.

Menjëherë pas shpërthimit, i cili është dëgjuar në të gjithë zonën kanë mbërritur në vendin e ngjarjes forca të policisë, nga ku grupi hetimor ka filluar hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të saj.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje pronarja e banesës Besime Dushi, për të zbuluar nëse ka patur konflikte të mëparshme me shtetas të tjerë. Para grupit hetmor, Dushi ka deklaruar se jetonte e vetme dhe se kurrë nuk ka patur konflikte personalisht.

Megjithatë, ajo dyshimet kryesore i ka tek një sulm për shkak të detyrës së djalit të saj, Admir Dushi, i cili më herët ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës. Sipas saj, pak ditë më parë ka marrë një telefonatë anonime, përmes së cilës i është komunikuar se Admiri nuk ka ku të fshihet dhe se nëse kishte ardhur, duhej të paguante borxhin që u kishte.

Pas hetimeve të mëtejshme të Policisë së Shkodrës është zbuluar se lënda plasëse e vënë në banesën e shtetases Besime Dushi, ka lidhje me dy ngjarje të tjera të ndodhur me të birin e saj, Admir Dushi, në vitin 2017.

Konkretisht, në datën 21 gusht të atij viti, Admir Dushi ishtë kërcënuar dhe kanosur nga disa persona, ndërsa pak muaj më vonë, në datën 3 tetor është tentuar që të rrëmbehet me dhunë e bija minorene e Admir Dushit nga disa persona po të paidentifikuar.

Ngjarje të tilla krijojnë frikë dhe pasiguri në lidhje me jetën, pronën dhe padyshim të ardhmen. Deri në zbardhjen e të vertetës së plotë të ngjarjes familja Dushi është e detyruar të jetojë me frikën e përsëritjes së atentave ndaj tyre.