Pakica serbo malazeze ka kërkuar që të krijohen shkolla serbe në Shkodër. Kërkesa është bërë në festën e Krishtlindjes Ortodokse. Kjo pakicë kërkon që të shpallet festë zyrtare dita e Krishtlindjes Ortodokse.
Deklaratat kanë ardhur nga kryetari i shoqatës, Rozafa Moraça Pavlo Jakoja, i cili tha se janë 27 mijë e 500 serbë në Shqipëri, ndërsa débatoi me gazetarët sa i takon verífikimit të shifrës në fjalë.
Ai tha se pakicat janë të trémbura dhe nuk deklarohen, ndonëse nuk tregoi se kur ka patur ndonjë íncident drejt pakicave serbe.
Jakoja komentoi dhe minishengenin duke thënë se ata qe i shmangen bashkëpunimit ndërkufitar, i largohen prespektivës evropiane.