Viti i Ri 2020 ka nisur shumë i hidhur për vendin tonë. Në vetëm pak ditë numërohen në vend një numër i lartë viktimash, përfshirë aksidente si dhe të vrasje mafioze, të cilat ende nuk janë zbuluar.

Ndërkohë dy ekzekutime mafioze janë kryer në vetëm dy ditë. Ditën e djeshme u eksekutua në mënyrë misterioze Guxim Gjyriqi, i cili u vra në qendër të Tropjës.

Gjuriqi i cili kishte në pronësi të tij një lokal dhe një pikë karburanti në Tropojë u ekzekutua me armë në ambientet e biznesit të tij, nga autorë që mbeten ende të paidentifikuar nga ana e policisë.

Po ashtu ditën e sotme një tjetër vrasje ka tronditur vendin. Kastriot Reçi pronar i një televizioni lokal Media Plus në Mirditë është ekekutuar në qendër të Rrëshenit, përpara biznesit të tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

Ndërkohë që me datën 2 janar dy qytetarë mbetën të vdekur në trotuar nga përplasja e dy makinave në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë

Ndërkohë që dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të vdekur nga aksidentet në rrugë, këmbësorë në rrugë.