Ikonat e ekranit e dinë se hakmarrja është një gjellë që konsumohet e ftohtë.
Kështu ka bërë edhe Alketa Vejsiu, e cila ka përdorur median e saj, Revista Class si përgjigje për prezantuesen e Portokallisë Xhemi Shehu.
Xhemi disa ditë më parë kishte publikuar një video ku ironizonte Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës.
Ajo në Portokalli, bashkë me Salsano Rrapon, kanë ironizuar moderatoren e Festivalit të 58-të, të Këngës në RTSH.
Ndonëse pa përmendur emër, Xhemi ka thënë: “Ika të ndërrohem se kam 5 minuta me këtë veshje, nuk mund të rri robi 5 minuta me një veshje”.
Ndërsa sot në revistën Class, Xhemi është tallur si aktore humori e dorës së dytë duke nënkuptuar se është shumë larg Alketës si prezantuese.
“Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty!
Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!” Por kunjat nuk kanë përfunduar këtu. Duke u nisur nga aludimet se emri i vërtetë i saj është Xhemile, siç mediat online kishin shkruar.
Revista Class-it ka thumbuar. “Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!” Në prezantim, Xhemi ka rivale të forta, kështuqë më mirë të merret me aktrimin, shkruhet në postim.