Punonjësit e aeroportit të Filadelfias janë çuditur kur kanë hapur valixhen e një shqiptari…askush nuk e kishte menduar, por në çantën e tij u gjetën plëndës, mish i papërpunuar, hot dog, presh, gështenja.

Të gjithë e dimë se shumë emigrantë që ndodhen jashtë u mungon produktet vendase, por ky shqiptar ka guxuar shumë duke i marrë ato me vete në Amerikë, edhe pse e ka ditur që janë të ndaluara.

Punonjësit kanë hequr produktet e ndaluara dhe ka lejuar shqiptarin që të udhëtojë drejt Filadelfias pa valixhet e tij. Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo nuk është hera e parë që shqiptarët janë ndaluar ne aeroport me ushqime të ndaluara pasi kthehen në vendlindja e tyre.