Modeli i flokëve të Ronaldos në Botërorin e vitit 2002 ishte padyshim një ndër gjërat më të përfolura në atë kohë. Braziliani kishte lënë flokë vetëm në pjesën e përparme, duke i çuditur të gjithë. Kur kanë kaluar më shumë se 17 vite nga ajo kohë, Ronaldo ka zbuluar arsyen se pse zgjodhi pikërisht atë model të çuditshëm.
“Kisha një dëmtim në gju dhe të gjithë po flisnin për këtë. Vendosa të pres flokët dhe të lë vetëm një pjesë të vogël përpara. Shkova në stërvitja dhe të gjithë reaguan keq kur panë flokët. Të gjithë nisën të flisnin për flokët dhe e harruan krejtësisht dëmtimin. Unë isha më i qetë dhe i relaksuar. Nuk ndihesha krenar për modelin e flokëve, pasi ishte shumë i çuditshëm. Gjithsesi ishte rruga më e mirë për të larguar vëmendjen e të gjithëve nga dëmtimi.”