73 vjeçari Shaban Piranej qe mbahet mend nga te gjithe per deklaraten e forte te bere kur Vllaznia ra nga Superliga duke u shprehur “me mire te kisha vdek se ta shihja Vllaznine ne kategorine e dyte”, tashme e sheh skuadren e tij te zemres me ndryshe dhe i uron asaj qe gjate vitit 2020 te renditet ne nje nga vendet qe e çon ate ne Kupat e Europes.

Ne nje urim ekskluziv te bere per “Shkodra Sport” kepuctari i mirenjohur ne Shkoder dhe njekohesisht tifozi i zjarrte i Vllaznise, perveç fjaleve per shkodranet dhe shqiptare, ka patur dy fjale edhe per Vllaznine.

“Ne rradhe te pare iu uroj nga zemra te gjithe shkodraneve Gezuar Vitin e Ri me gjithe familjen, punen dhe jeten e tyre. Uroj gjithe shqiptaret kudo qe jane, ne Amerike, France, Gjermani, Belgjike, ne tane Europen dhe ne tane Boten, suksese bashke me familjet e tyre dhe i pafsha mire e ma mire.

Uroj skuadren e Vllaznise qe ne fazen e dyte te ecin mire e ma mire dhe te mos korisin. Uroj qe futbollistet shkodrane te zene ose vendin e trete ose te katertin qe te shkojne ne Kupat e Europes”- ka thene ai.