Pesë makina janë përlasur me njëra-tjetrën në aksin Papër-Elbasan duke shkatuar një aksident masiv. Dosja.al mëson se ngjarja në fjalë ka sjellë dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vidhas, ndërkohë që shkak mësohet të jetë bërë moti i keq. E gjithë Shqipëria është pérfshirë nga një erë e furishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllókuar nga ngrica dhe dëbora. Gjithashtu janë anuluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës. Ndërkohë që më parë është raportuar edhe për dy aksidente të tjera, në Tiranë dhe Bulqizë.