Ish-prezantuesja e Top Channel Albana Osmani ka bërë të ditur publikisht se po punon për publikimin e një libri. Me anë të disa statuseve në rrjetet sociale, Osmani shkruan se shumë shpejt do të sjellë në treg një libër të sajin, të llojit fantastiko-shkencor që flet për një histori të pazakontë.
Por pavarësisht parashikimeve të ish-moderatores, që sipas saj lexuesit do ta përpijnë librin me një frymë, një artikull nuk e ka mirëpritur këtë lajm. Anabel.al vuri në dukje gabimet drejtshkrimore në një kapitull të librit të publikuar nga vetë Osmani, teksa ndër rreshta këshillonte edhe se si shkrimtarja në perspektivë ta bënte shkronjën ‘ë’ dhe ‘ç’.
“Anabel, më duan dhe i dua. Edhe pse vura re që gazetarët e rinj që kanë gatuar lajmin me petullat që iu kanë ngel nëpër dhëmbë nga lajmet e mëparshme nuk po ua vë re sepse janë të rinj dhe nuk kuptojnë mirë çfarë kanë dashur të shkruajnë as vetë në lajm, pikë së pari. Gjithçka lexohet është një forcë krahasuese me emra pa lidhje dhe një humor pa nivel. Mbase i përshtatshëm për audiencën e tyre. S’e gjykoj dot dhe s nuk ua ta gjykoj në fund. Kapitullin parë, edhe pse bruto, ekspertët thanë që është ekselent (pa ju ardhur keq dmth kështu thanë). Personalisht e pata shumë të vështirë derisa ua dhashë ta lexonin pikërisht se s’kisha shumë besim në veten time. Libri ka një histori që do ia vlejë. Është i ilustruar dhe e bën historinë edhe më reale. Ka kohë derisa të vijë ai moment. Don’t hate, share love( mos urre shpërnda dashuri),”- shkruan Osmani krahas fotos së artikullit të medias së cilës i është përgjigjur.