Këngëtarja Era Rusi mori një “propozim” ditën e sotme nga gazetari Ervin Kurti, teksa ishin pjesë e emisionit “E Diell”. Fillimisht, Era u pyet se kur ka ndërmend të lërë shtëpinë e babait të saj dhe të martohet.

Era u përgjigj se i ati i saj ka ndryshuar mendim dhe tani nuk do fare që ajo të martohet. “Më thotë mos u marto fare se s’ke çe do”, u shpreh Era Rusi me humor.

Pas kësaj deklarate, ndërhyri Ervin Kurti i cili i “propozoi” që të jetojnë bashkë tek të shtëpia e tij.

“Babain e Erës e kam takuar te ditëlindja e saj dhe e kishte me shumë merak. Po të them publikisht, unë kam shumë vite që jetoj vetëm, kam një krevat dopjo, duhet mbush ai krevati. Do vish të jetosh me mua?” e pyeti Ervin Kurti.

Përgjigja e Era Rusit ishte epike. “Pse çfarë jam unë mbushësja e krevatit tënd? Ua, po ky!” tha Era, ndërsa në sallë plasën të qeshurat.