Moti i keq që ka përfshirë vendin me erë të fortë ka prekur një pjesë të rrjetit elektrik, sidomos atë ajror. Demet jane shkaktuar kryesisht nga era e forte, ndërsa OSHEE thotë se “brigadat e avarivë ndodhen në gatishmëri”.

Në fotot më poshtë shihen dëmet e shkaktuara në Selitë të Tiranës ku është këputur fideri, duke lënë lagjen pa drita. Po kaq shihen palmat e shkulura që kanë rënë mbi makina.