Dy persona, një punonjës i skanerit dhe një vajzë 23 vjeçe janë arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Burime nga policia bëjnë me dije se është parandaluar dhe goditur një tjetër rast për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Sipas policisë shtetasi R. K. punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K.