Tifozët iu pritën si një udhëheqës?
Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me fansat. E rëndësishme është që tifozët të mbështesin ekipin, pasi gjysma e punës vjen prej tyre, sepse kur keni mbështetje gjërat bëhen më të lehta.
Kur e vendosët të riktheheni?
Pas ndeshjes së fundit me LA Galaksi, kisha një thirrje nga Maldini, për të folur për të ardhmen. Në këtë moshë që jam tani kam pasur më shumë oferta se sa kur isha 28 vjeç. Kam qenë I sinqertë, unë kërkoja adrenalinë dhe stimulim për të bërë më të mirën. Në këtë moshë nuk mund të kërkosh para, por një sfidë. Nuk ishte e vështirë të zgjidhja për tu rikthyer, pasi në 2012 nuk doja të largohesha. U largova pa dhënë miratimin tim, situata ishte e çuditshme. Unë dua të jap gjithçka për Milanin.
Kam shumë besim në atë që bëj, por nukkam ndryshuar në krahasim me të kaluarën. Kam më shumë përvojë dhe kjo më ndihmon. Nuk e di çfarë ka ndpodhur që Milani nuk ka funksionuar në këtë pjesë të parë të sezonit, por mos harrojmë gjithonë Milani është Milan.
Dikush që nuk di të vuajë, ai nuk tregon potencilain e tij të plotë. Gjithmonë jap gjithçka dhe pres më të mirën nga të tjerët. E rëndësishme është që të gjithë të sakrifikojnë veten e tyre në stërvitje.IBRA
Milani skuadra e fundit?
Kur u dëmtova më thanë se nuk munde të luaj, por unë ia dola. Do të vazhdoj të luaj deri sa ta shoh se mund t’ia dal. Nuk mund të luaj si atëherë kur isha 28 vjeç, por unë mund të shënoj nga 40 metra.
Sfida me veten time, është të bëj një ndryshim në Serie A. Dua të bëj një ndryshim në fushë për të sjellë rezultate positive.
Tani jam shumë I lumtur, pasi në moshën 38-vjeçare të nënshkruash me Milanin, nuk e bëjnë të gjitha, dhe kjo do të thotë se unë ende mund të jap diçka.
Derbi?
Ndeshja me Interin është e veçantë unë kam luajtur me të dyja ekipet dhe kam fituar. Nuk e di si do të shkojë derbi I ardhshëm, por ne mendojmë ndeshje pas ndeshje.