Festa e ndërrimit të viteve është festuar edhe në familjen e kryeministrit Edi Rama. Djali i tij i madh Gregori ka postuar në rrjetin e tij social në Instagram një foto me motrën dhe vëllain e tij të vogël.
Zaho ka mbështetur kokën në supin e vëllait të madh, i cili ka pozuar i ngrysur para kameras, ndërsa Rea mban në dorë një kukull.
“Për aq kohë sa mbaj mend, gjithmonë kam dashur një foto si kjo,”-shkruan Gregu, mesa duket i lumtur që vitin e ri e ka pritur krah motrave dje vëllezërve të tij.
Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke lënë pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00. Por me plasjen e fishekzjarreve pati edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy bebet e para, një djalë dhe një vajzë.