Të dashur miq!
Të nderuar bashkatdhetarë!
Miku ynë, Irfan Domnori nuk dimë se ku ndodhet, që nga mesdita e dt.27 dhjetor 2019. Në të gjitha thirrjet telefonike, celulari i Irfanit ishte i mbyllur në datat: 27-28-29… por vetëm në një rast në dt.29 dhjetor celulari i Irfanit ishte hapur dhe zilja ra dy herë, por më pas celulari u fik.

Telefonova te puna e Irfanit, se kur e kishte turnin dhe kolegu më tha se të nesërmen, dt.30 dhjetor Irfani ishte turni i parë, por kur i telefonova paraditen e dt. 30 dhjetor, kolegu më njoftoi, se Irfani nuk kishte ardhur në punë. U shqetësova dhe i telefonova pas pak minutash djalit të Irfanit në Tiranë. U nisëm së bashku në Shkodër e shkuam te shtëpia e Irfanit, por nuk e gjetëm as atë aty dhe as biçikletën e tij.

Nga shtëpia e Irfanit shkuam te Drejtoria e Policisë dhe në orën 18.00 bëmë denoncimin. Pas 2 orësh punonjësi i policisë, që mori denoncimin na njoftoi, se Irfani ndodhej në burg në Malin e Zi, por pa na dhënë detaje e specifikuar, se në cilin burg ndodhej.

Fjeta në hotel-Shkodër me shpresë se do të merrnim informacion të mëtejshëm. Mbrëmjen e dt.31 dhjetor bisedova me punonjēsin e Policisë së Shkodrës, por nuk më dha informacion shtesë. E vumë në dijeni edhe Av. Loro P. Markiç në Ulqin.

Shtoj, se në dt.28 dhjetor 2019 u aprovua Ligji, që lejon përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në Republikën e Malit të Zi.
Ju lutem shumë, na ndihmoni me të gjitha mënyrat dhe me mjetet në dispozicionin Tuaj, për të gjetur sa më parë atdhetarin dhe mikun tonë të përbashkët, z.Irfan Domnori.

Shpërndajeni njoftimin!
Cel. im: 0682543709
Me respekt: Elida Jorgoni