Ish kryeministri Sali Berisha në videomesazhin e tij për ndërrimin e viteve e ka konsideruar 2019 një vit të zi për shqiptarët.
Në urimin e tij Berisha uroi që ky vit të mos kthehet më dhe 2020-ta të jetë i bardhë për Shqipërinë.
Sali Berisha: Ky vit të mos na kthehet në 2020 por 2020 të jetë i bardhë, në të cilin Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga rekordet e zeza, të çelin rrugën e bllokuar drejt Evropës, kombi të qëndrojë i bashkuar në idealet e tij evropiane.
Shqiptarët e frymëzuar nga parimet e lirisë të paketojnë Esat Toptanin në Beograd dhe të kthejnë në Shqipëri vlerat e lirisë.
Ju uroj miq të dashur shëndet, gëzime e mbarësisë për vitin e ri 2020
https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/450260619260528/