Kamera e ABC News hyri në pallatin 5-katësh në Pogradec, që një ditë më parë u shkrumbua nga flakwt e zjarrit. Në pallat ende nuk është shuar tymi. Cdo gjë brenda është shkrumbuar totalisht. Banorët thonë se fatkeqësia mund të ishte më e vogël, nëse shërbimi zjarrfikës do të ishte më i organizuar.
Zjarri që përfshiu të shtuënën pallatin në Pogradec nuk ka lënë asnjë send të pashkrumbuar. Edhe pasi kanë kaluar 24 orë nga momenti i përfshirjes në flakë, tymi është ende prezent. Kamera e ABC News u fut në pallatin 5-katësh ku u shkrumbuan totalisht 12 apartamente. Zjarri nuk ka kyrsyer asgjë, veçse këto dy lule të vendosura në dritaren e njërit prej apartamenteve, si shenjë që aty ka pasur jetë.
Muret dhe mobiliet e banesave janë e shkrumbuara. Frika dhe tymi nuk ka zmbrapsur banorët të rikthehen në atë që ishte streha e dyte deri të shtunën. Ata janë të tronditur nga çfarë shohin. Banorët nuk do të mund të marrin asgjë prej asaj që ka qenë e tyrja në këtë pallat. Për të përballuar këtë emergjencë, zjarrfikësit nuk kanë qenë të përgatitur, as me elelemin bazë që është uji.