Dy banesa private janë vjedhur në qytetin e Peqinit të cilat ndodhen në lagjen ‘Xhami’ në qendër të qytetit të Peqinit.

Autorët kur vepruan e pikasën mirë se në shtëpitë që u kishin vendosur syrin për t’i vjedhur nuk kishte njeri. Shtëpitë që u grabitën janë në pronësi të H.E dhe I.E, ndërsa autorët kanë marrë rreth 5 milionë lekë (të vjetra) dhe sende me vlerë në njërën prej tyre, ndërsa në banesën tjetër ende nuk dihet shuma e grabitur.

Edhe pse shtëpitë ndodheshin në qendër të qytetit të Peqinit, autorët kanë vepruar të pa shqetësuar, pasi kanë thyer dyert dhe dritaret në momentin për tu futur brenda. Policia ka nisur hetimet pas denoncimit.