Një 20 vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës pasi i është gjetur një sasi prej 93 gr kanabis në formë çokollate.

Referuar burimeve zyrtare, sasia e kanabisit është gjetur në banakun e një kafaneje, e ndërsa është gjetur gjithashtu edhe një peshore elektronike. Në pranga ka rënë S. L. 20 vjeç, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike

Nga ana tjetër, një 25-vjeçar është ndjekur penalisht pasi në celularin e tij i është gjetur një faqe web-i i një faqeje sportive për lloto. Ai është ndjekur penalisht në gjendje të lirë për veprën penale Organizimi i lotarive të palejuara