Ashtu siç është tradita shqiptarët nuk e kanë ndërruar ëmbëlsirën tradicionale bakllavanë.
Madje e kanë menduar tryezën e ndërrimit të viteve prej ditësh, për të mundësuar një natë sa me festive.
“Bakllavanë e kemi pjekur dje, kemi marrë dhe frutat. Tavolina do të jetë sa më e zbukuruar, ushqimet sa më të lehta.”
“Pa ballkava nuk ka.”
Panetonja po ashtu duket se po zë vend në familje edhe pse më shumë është preferuar për festën e Krishtlindjes.
“E blejmë panetonen për Krishtlindje.”
Festimi me familjen vazhdon të rezistojë, qoftë në banesa apo dhe në restorante.
“Te shtëpia”
“Në shtëpi me familjen.”
“Këtu në Tiranë me prindërit.”
“Në shtëpi”
Sigurisht të rinjtë kanë menduar edhe për të vazhduar festimet pas mesit të natës.
“Jam shumë i kënaqur që do të festoj në Tiranë, me 31 do të dal pak jashtë, të kaloj natën jashtë”
“Do të kisha shumë qejf të festoja me familjen, nuk jam ndarë asnjë vit prej saj, por jo do ta festojmë jashtë”
Sigurisht fëmijët janë ata që presin me padurim festat duke pritur edhe dhuratat e fundit të vitit.
/oranews/