Një automjet i llojit Lanca me targat Aa 550 ET në pronësi të shtetasit me inicialet B.B ka marrë flakë në lagjen 10 Korriku në Vlore, pranë Lungomares.
Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit është shkëndija elektrike. Gazetari i BalkanWeb Enrik Mehmeti ka siguruar edhe pamjet e para nga vendngjarja, ku duket qartë makina e kapluar e tëra në flakë.
Ne vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po heton me tej rreth kësaj ngjarjeje.