Armir Harris është një nga ata shqiptarë që ëndrrën amerikane e ka bërë realitet.
Ai shkoi në Amerikë në vitin 1991 si një refugjat politik, por me ndihmën e dajës së tij, ai siguroi mjetet e duhura për të realizuar ëndrrën Amerikane. Harris është themelues i Shofur, një platformë në Atlanta që rezervon autobusë për evente.
Aktualisht ka mbi 3,000 autobusë, vepron në më shumë se 300 qytete në Amerikë dhe Kanada dhe i shërben mbi 2 milion pasagjerëve në vit.
Klientë të rregullt të tij janë Google, Microsoft, Facebook, Apple, Amazon, bankat më të mëdha të vendit, universitetet. Në vitin 2017, Shofur u rendit në vendin 21 në 5,000 kompanitë amerikane me zhvillim më të shpejtë, me të ardhura prej 12.1 milion dollarë.
Rrëfimi i Armir Harris
Kujtimet e mia të hershme janë nga Shqipëria. Është një vend i bukur, por në vitin 1990 shpërtheu lufta civile. Në fillim unë nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, por ndjeva frikën e familjes sime dhe kudo shihja vetëm dhunë. Për tetë muaj me radhë, ne nuk u larguam nga shtëpia. Ne nuk shkonim në shkollë. Në vitin 1996, mamaja ime vendosi të largohej në Amerikë bashkë me mua dhe motrën time, në kërkim të azilit politik.
Ne arritëm në St. Louis me vetëm 2000 dollarë në xhep. Ndërruam shumë shtëpi të pastrehësh, e ndonjëherë flinim dhe në park apo në stacionin Amtrak. Mamaja ime pastronte restorante, ndërsa mua dhe motrën na zinte gjumi në tavolinat e lokalit ku ajo punonte. Edhe pse ishim të pastrehë dhe gjërat ishin të vështira, ne kishim njëri tjetrin. Ne ishim të lumtur.
Daja na u bashkua 2 vite më vonë dhe ne të gjithë u zhvendosëm në Charlotte, North Carolina. Ai punonte me taksi dhe kur unë mbusha 15 vjeç ai nisi një shërbim me limuzina dhe autobusë. Ai nuk mund të merrte kredi apo të punësonte njerëz, kështu që unë dhe mamja ime e ndihmuam. Ne pastronim veturat dhe unë e ndihmoja me llogaritë dhe merrja rezervime. Sapo mora patentën, fillova të mbushja makinat me karburant duke i bërë gati për shoferët. Gjithashtu mësova vetë gjuhën HTML dhe i ndërtova atij një ëebsite.
Në St. Louis, ne jetonim pranë një parku publik me fusha tenisi dhe në kohën time të lirë unë praktikohesha me një raketë dhe topa që i kisha marrë borxh. Pasi fillova të luaj për ekipin tim të shkollës së mesme, vendosa të luaja tenis me orar të plotë. Trajneri im bëhej kushdo që më pranonte falas, më vonë kur gjendja ekonomike u stabilizua, u regjistrova në akademitë e tenisit dhe merrja pjesë në turne në të gjithë vendin.
Në vitin 2006, unë isha një lojtar shumë i mirë i renditur në kategonië e meshkujve në rajonin jugor të Shoqatës së Tenisit U.S. Universiteti i Bostonit më rekrutoi si një lojtar tenisi dhe fillova kolegjin me disa bursa dhe ndihma financiare. Por pasi u vendosa atje kuptova se nuk isha mjaft i mirë për të luajtur në mënyrë profesionale. Isha mirë, por nuk isha aq i mirë. Të bëhesha profesionist kishte qenë gjithmonë qëllimi im, por kur pashë se kjo ishte e paarritshme, e humba interesin.
Në fund të vitit të dytë, e lashë ekipin dhe gjeta një pasion të ri, pasuritë e patundshme. Mora licencën dhe kam shitur prona për klasat ekonomike. Në këtë mënyrë unë po fitoja rreth 5.000 dollarë në muaj. Por ajo që po mësoja nxori në pah natyrën e paqëndrueshme të ekonomisë sime pa bursën time të tenisit, madje edhe me ndihmë financiare, përsëri kreditë po shtoheshin. Nuk kishte kuptim për mua. Mora raport dhe mendova se do të përqendrohesha në pasuri të patundshme në një treg të nxehtë, Los Anxhelos.
U zhvendosa në L.A. në vitin 2009 dhe sapo u bëra një trajner në skenën e pasurive të paluajtshme, shkova në UCLA dhe bisedova me këshilltarët e tyre nëse mund të transferohesha dhe të aplikoja kreditet e mia nga BU. Ata më pranuan, kështu që unë u zhyta përsëri në librat e mi të ekonomisë ndërsa shisja prona në anën tjetër. Tre kredite ishin të pamjaftueshme për diplomimin, kështu që unë u largova.
Unë kisha marrë edukimin që më nevojitej, nuk doja të merrja më para borxh dhe gjatë një udhëtimi për në shtëpi pashë që biznesi familjar, limoja e xhaxhait tim dhe biznesi i autobusëve, mund të përdornin ndihmën time. Pashë gjithashtu një mundësi për të rritur më shumë biznesin e tij. Prandaj unë u zhvendosa në Charlotte.
Në vitin 2012, Konventa Kombëtare Demokratike erdhi në qytet. Një përfaqësues telefonoi kompaninë e dajës tim dhe tha se kishte nevojë për 60 autobusë për dy javë. Çdo furnizues lokal ishte shitur, por unë isha në gjendje të siguroja automjete nga shtetet rrethuese. Mu desh pak kohë për ti grumbulluar. Unë telefonoja një kompani. Ata më kërkonin ti dërgoja email. Pastaj ata më bënin më shumë pyetje përmes postës elektronike. Ishte si një proces me shtatë hapa që zgjati dy deri në tre ditë me secilën kompani. Por unë kuptova se mund të filloja një treg që mund të grumbullonte autobusë nga i gjithë vendi në një platformë të vetme.
E kam nisur Shofur në vitin 2013 me 800 dollarë nga xhepi im. Që nga ajo kohë, nuk kemi marrë ndonjë fond. Ndërkohë që mijëra autobusë janë reklamuar në logon tonë, ne nuk zotërojmë asnjë automjet. Në vend të kësaj, sigurohemi që operatorët e autobusëve që përdorin platformën tonë janë të azhurnuar dhe në përputhje me sigurinë. Partnerët tanë kanë bërë më shumë se 8 milionë km dhe kanë patur zero aksidente gjatë udhëtimeve tona.
Ajo që me të vërtetë na dallon është teknologjia jonë. Çdo autobus në rrjetin tonë ka një pajisje gjurmuese me softuer të pronarit që na tregon saktësisht se ku ndodhet dhe mbledh të dhëna nga më shumë se 1.000 kompani të autobusëve në kohë reale. Klientët tanë janë kryesisht njerëz dhe biznese që organizojnë festa dhe evente, por gjithashtu u shërbejmë institucioneve qeveritare që merren me katastrofa të mundshme. Vitin e kaluar, FEMA na kontaktuar për të evakuuar 10,000 banorë të Floridës, Gjeorgjisë dhe Karolinës së Jugut përpara Uragani Mateut.
Shofur është i ndarë nga kompania e dajës tim. Para fillimit të Shofurit, unë propozova idenë e likuidimit të pasurive të tij dhe të bërit biznes të bazuar në teknologji së bashku. Por në atë kohë, ai ishte një shqiptar 55 vjeçar që nuk e kuptonte pjesën teknike. Megjithatë, puna me të kur isha një adoleshent më mësoi të mirat dhe të këqijat e biznesit të transportit, uljet dhe ngritjet e tij. Nuk e di nëse do të isha këtu sot pa atë eksperiencë.
Motra ime është mjeke dhe mamaja ka dalë në pension. Unë u bëra qytetar i Amerikës në vitin 2015. Mamaja ime jeton jashtë shtetit, në një vend të bukur ku unë i kam blerë një shtëpi. Ajo sakrifikoi për të gjithë. E vetmja gjë që mund të bëj është t’ja shpërblej sakrificën.
/Ora News/