Pamjet që shihni vijnë nga pallati në Pogradec, i cili është përfshirë nga flakët. Ngjarja në fjalë ndodhi në një pallat 5-katësh pranë kishës.

Në një lidhje telefonike për News24 gazetarja Lorena Kodra tha se aktualisht banorët e pallatit janë evakuuar, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve.

Ka dyshime se ka qenë një bombol gazi ajo që ka shkaktuar flakët. Aktualisht zjarrfikësja ne vendin e ngjarjes po bëjnë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.