Teksa jemi në prag të festave, ardhje e shqiptarëve nga vendet fqinje për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri sa vjen dhe shtohet.
Por ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të ikin jashtë vendit për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 6003 persona dhe kanë dalë 2500 të tjerë.