Një automjet tip “Lamborghini” ka dalë nga rruga vetëm pak minuta më parë e për pasojë ka përfunduar në kanal.
Aksidenti ka ndodhur në Muriqan të Shkodrës.
Sipas një dëshmitari të ndodhur në vendngjarje, i cili ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA, shprehet se në automjet ndodheshin dy djem të rinj të moshës afërshisht 25 vjeç.
Sipas dëshmitarit ata po ktheheshin nga Zvicra, dhe në një kthesë ku mungon sinjalistika, makina ka dalë nga rruga. Fatmirësisht të dy djemtë kanë shpëtuar pa lëndime serioze.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për shkakun e aksidentit.