Grida Duma, një nga politikanet më simpatike në Shqipëri, ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora.
E pyetur moderatorja nëse ka në shtëpi pizhama me lepurusha, ajo u shpreh se ka shumë sepse ia sjellin motrat e saj.
Pyetje: A ka pizhama me leprusha Grida Duma?
Grida Duma: Po, kam shumë. E di pse kam? Sepse motrat e mia sa herë që vijnë i kanë me lepurusha. I lenë aty, unë i vesh.
Pyetje: Si mund të të imagjinojmë në shtëpi ditën e Vitit të Ri?
Grida Duma: Me një veshje të ngrohtë të gjatë. Ime më i ka mbajtur shpesh robdishamber dhe unë i kam shumë qejf. Kam nja 2-3 nga këto, mund të jesh me pizhama poshtë, por ajo gjëja që vesh sipër e gjatë, të duket sikur je mirë domethënë”
Duma shprehet si dikur bënte shumë punë nga mëngjesi në darkë.
Pyetje: Çfarë të kujtohet më shumë nga festat e fëmijërisë?
Grida Duma: Më kujtohet sa shumë punë shtëpie bënim (qesh). Tmerr ka qenë. Jam rritur në shtëpi private, do shkojë një herë tek taraca, pastaj janë veglat e oborrit, pastaj ke mbajtur ndonjë qen, mace, pulë, pastaj oborri, pastaj në 8 të darkës futeshe brenda pasi kishe mbaruar pastrim. Unë thelbësisht mbaj mend vetëm 1 apo 2 janar që ishte vetëm një pushim absolut, mund të haje çfarë të doje dhe nuk kishte punë shtëpie, këto mbaj mend.
Ajo ka folur edhe për tërmetin e 26 nëntorit që përveçse e quan një fatkeqësi natyrore e quan dhe katastrofë njerëzore si dhe raportet me mbesën e saj.
“Është një fatkeqësi natyrore, por edhe nje katstrofë njerëzore. Jetët e humbura janë të parët, është një traumë e madhe. Nga ana tjetër ata që mbeten e kanë më të vështirë se sa ata që ikin. Duket që ata që ikin shpëtojnë në një farë mënyrë” shprehet Grida.
Pyetje: Nëse dikush do të të bënte një surprizë, kë do dojë?
Grida Duma: Mbesën time, Xhanën. Më ngjan shumë si portret, më ngjan shumë si personalitet, është shumë e bukur, është shumë artistike si stil. Dhe ime motër që është personi më i gëzuar i familjes sonë, po të mos jetë ajo ne nuk dimë të qeshim. Ajo është një rrumujë e madhe por edhe gëzimi që ne kemi herë pas here. Më thotë për Xhanën që edhe 3 vjet mund t’ja dal, duhet të vijë tek ti se ka pyetje të vështira.