Antonio Marku ka qenë një nga thesaret e Vllaznisë, që ka qenë me skuadrën në situatat e mira dhe të këqija. Mbrojtësi nisi një aventurë të re në Kosovë, ndërsa është pjesë e Drenicës.
Me lot në sy dhe gjithë dashurinë e ndierë për Shkodrën, i duhej të merrte këtë vendim për karrierën e tij.
Ndërkohë lojtari 27-vjeçar ka postuar në “Facebook” edhe liçensën e re të UEFA B që ka marrë si trajner. Pra futbolli është veta jeta për të dhe ka nisur të mendojë shumë herët për vazhdimin në këtë sport, edhe pse aktualisht është në futbollin e luajtur. Më pas do të kemi edhe një Antonio Marku në rolin e trajnerit /Sport Ekspres/