Antarët e grupit “Bajri” kërkuan lirinë në Gjykata e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por kërkesa e tyre u rrëzua. Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ndryshoi vendimin e dhënë nga ish-gjykata e Krimeve të Rënda, duke lënë në qeli 5 antarët e grupi “Bajri” në Shkodër.

Togat e zeza caktuan masën e sigurisë arrest në burg për Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Behar Bajri dhe Sirjan Alija që vazhdon të jetë në kërkim. Në masën “arrest shtëpie” do vazhdojë të qëndrojë edhe e afërmja e kreut të grupit “Bajri”, Jorida Murtati. GJKKO e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Avoktit Arber Hoxha për të ndryshuar maën e sigurisë për të mbrojturit prej tij.

Gjatë zhvillimit të seancës ka pasur debate të shumta midis avokatëve dhe gjyqtarëve. Avokati Hoxha ka pretenduar se masa e sigurisë e dhenë nga ish-gjykata e Krimeve të Rënda është e pabazuar në ligj dhe në prova. Gjithashtu, avokati i ka kërkuar trupës gjykuese që të rivendosin legjitimitetin e humbur.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Jorida Murati, e afërme e Behar Bajrit bënte lidhjen mes tij dhe pjesës tjetër të grupit. Organi i akuzës pretendon se ka fakte të reja që Behar Bajri kontrollonte grupin nga burgu pasi ka përdorur si korriere 32 vjeçaren, e cila merrte porositë e tij në Holandë dhe ia përcillte pjesës tjetër të grupit.

Prokuroria ka zbardhur edhe mënyrën se si Ilir Rustemi dhe anëtarë të tjerë të grupit nëpërmjet kanosjes u vinin gjoba biznesmenve të ndryshëm në qytetin e Shkodrës, për tu marrë paratë. Ata akuzohen për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike. Një pjesë e grupit “Bajri” është arrestuar vitin e kaluar në kuadër të operacionit të Koduar “OAZ” dhe pjesa tjetër u ndaluan në nëntor të këtij viti./abcnews.al