Banorët e Thumanës, të cilëve iu është prishur banesa nga tërmeti kanë protestuar sot para Bashkisë së Krujës.

Ata kanë refuzuar sot ushqimin në hotelet ku janë akomoduar dhe kanë dalë në protestë dhe madje kanë kërcënuar me grevë.

Shkak për këtë situatë është bërë bonusi i qerasë të cilin ata e konsiderojnë të ulët si dhe vendimi se afati i fundit i qëndrimit të tyre në hotele është 3 janari.

Banorët thonë se ky afat nuk është i mjaftueshëm, pasi në këtë periudhë është e vështirë gjetja sipas tyre e banesave me qira. Ata deklarojnë se vlerat e qirave janë më të mëdha dhe ata nuk kane asnjë të ardhur. Shumë prej tyre kërkojnë që t’i strehojë qeveria.

Në rast se nuk do të gjendet zgjidhje banorët kanë kërcënuar se do të hynë në grevë /Opinion.al