Zyra e ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dënimit për shpifje. Gjykata i dha sot të drejtë kryeiminustri Edi Rama, i cili akuzonte për shpifje paraardhësin e tij.

Sipas vendimit të marrë, Berisha duhet ti pagujë kreut të qeverivë 500 mijë lekë si dhe të publikojë në faqen e tij përgënjeshtrim për një informacion të pretenduar prej tij më 15 tetor të vitit të kaluar, lidhur me negociatat.

Ndërkohë, zyra e ish-kryeministrit shprehet: Qartësisht në postim ngrihej një argument politik dhe ilustroheshin arsyet e ngecjes së procesit të integrimit europian të vendit, për shkak të keqqeverisjes, si dhe bëhej thirrje të lexohej i plotë artikulli i cili përbënte burimin e lajmit

Më tej në reagim thuhet se, pranimi i padisë për shkaktim dëmi moral në këtë rast,  përbën një rast të paprecedent pasi është kufizim flagrant i të drejtës dhe lirisë së shprehjes, si dhe bie në kundërshtim të hapur me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe mbi të gjitha me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.