Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti i sotëm ku u përfshi treni i linjës Podgoricë-Shkodër, që u batua pranë qytetit të Koplikut.

Deri më tani mësohet se treni i mallrave i ngarkuar me 600 ton skrap kishte si destinacion final, qytetin e Elbasanit

Por treni doli nga shinat vetëm pak minuta pasi hyri në territorin shqiptar, pranë stacionit hekurudhor ndërkombëtar të Bajzës.

Shkak për daljen nga shinat të trenit mendohet të jetë bërë amortizimi i rrjetit hekurudhor.

Fatmirësisht nga ky aksident hekurudhor bëri pati vetëm deme materiale, por fatmirësisht pa asnjë të lënduar.

Mashinisti dhe ndihmësi i tij pasi dhanë lajmin e aksidentit hekurudhor, pritën kolegët e tyre tu vinin në ndihmë.

Puna për zhvendosjen e 7 vagonëve do të nisë pasi të jetë bërë shkarkimi i mallit, proçes që do të zgjasë së paku 1 ditë e gjysmë.

© SYRI.net