Kryeministri Edi Rama këtë vit ka zgjedhur që kartolina e Vitit të Ri, të jetë e dedikuar për térmétin.
Dosja.al ka mundur të sigurojë një të tillë, ku shihet se në të dy faqet e kartolinës është vendosur një foto nga térméti i 26-nëntorit dhe link-u ku u bëhet thirrje të gjithëve që të dhurojnë në E-Albania.
Në pjesën ballore të kartolinës në vend të një urimi, Rama ka zgjedhur që t’u bëjë thirrje të gjithëve që të dhurojnë sa kanë mundësi me fjalët e Shën Palit.
“Secili të japë aq sa ka ndarë në zemë, pa mërzi dhe pa shtrëngim, sepse Zoti e do atë që dhuron me gëzim,”-Shën Pali, Apostulli i Kombeve në letrën e dytë drejtuar Korintasve (9:1; 6-7).
Ndërkohë në pjesën e pasme të kartolinës është fotoja që u bë virale, ku grupet e kërkimit vendosën flamurin shqiptar mbi rrënojat që la pas térméti i 26 nëntorit.