Gjykata e Tiranës ka dënuar me 500 mijë lekë ish-kryeministrin Sali Berisha, pas padisë së ngritur nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili e akuzonte për shpifje.
Rama kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 10 milionësh të vjetra, por në fund Gjykata vendosi për reduktimin e kësaj shume përgjysmë.
Prej kohësh Rama ka nisur një sërë padish ndaj zyrtarëve demokratë, një pjesë të të cilave i ka fituar, ndërsa shembullin e tij e kanë ndjekur dhe zyrtarë të tjerë socialistë, të cilët kanë premtuar se paratë e fituara do të shkojnë në rindërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.