Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave të IGJEUM, sot janë regjistruar katër tërmete me epiqendra të ndryshme.
Raportohet se lëkundja më e fundit ka qenë me epiqendër në Detin Adriatik në orën 7 e 20 të mëngjesit me magnitudë 3.
Më herët janë regjistruar lëkundje në Derven me magnitudë 2.5 në Pezë e Vogël me magnitudë 2 dhe ne Lagunën e Patokut me magnitude 2.5 Këto paslëkundje janë normale, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.