Një fëmijë i moshës 1 vjeç e gjysëm është dërguar në gjendje koma në spitalin e Shkodrës.

Femija është gjetur i aksidentuar në afersi të urës sëBardhajve të njësisë Rrethina. Ende nuk dihet se kush janë prinderit e fëmijës apo të afërmit.

Drejtuesi i një mjeti tip Benz e ka dërguar në spital duke thënë se fëmijën e ka parë në rrugë të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë.

Spitali nuk e di identitetin e fëmijës dhe as kush janë prindërit. Ndërkohë është njoftuar edhe policia e Shkodrës për ngjarjen.

Spitali kërkon që të gjendet identiteti i prindërve. Gjendja e fëmijës është e rëndë.