Ky është momenti prekës kur një ushtar surprizon djalin e tij të ri në shkollë ndërsa kthehet në shtëpi nga detyra e tij për Krishtlindje.

Damo Archer, nuk mund të priste që djali i tij i ri Nico të mbaronte shkollën për t’i bërë surprizën para se ky të dilte nga klasa.

Me ndihmën e mësuesve në Akademinë Fillore Harrow Gate në Stockton-on-Tees, Qarku Durham, babai shfaqet në derën e klasës së vitit 2 duke bërë kështu surprizën për vogëlushin.

Nico nuk mund t’u besonte syve të tij ndërsa mësuesi i tij njoftoi ‘Ai është rikthyer për Krishtlindjet Nico, vetëm për ty!’

Djali i vogël mund të shihet duke kërcyer në krahët e të atit për një përqafim të munguar ndërsa shokët e tij të klasës duartrokasin.

Nëna e Nico, Laura tha se vogëlushi nuk e kishte idenë për planet e burrit të saj për t’u rikthyer në shtëpi herët në kohë për Krishtlindje.

Damo ishte larguar nga detyra që nga qershori dhe nuk do të kthehet më deri në shkurt.