Efektivët e komisariatit nr.4 të Tiranë kanë arrestuar një 27 vjeçar, të cilit i kapën lëndë narkotike si edhe municione luftarake, përfshi fishekë dhe fitila zjarrpërcjellës për lëndët shpërthyese.

27 vjeçari nga Zall Bastari u kap pas informacioneve të marra në rrugë operative për aktivitetin e tij të paligjshëm.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës njofton policia.