Drejtoria e Policisë Rrugore ka pezulluar 16 leje drejtimi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, e cila u regjistrua nga 151 km/h deri në 174 km/h.

Në njoftimin e publikuar nga Policia Rrugore, bëhet thirrje për kujdes! “Festo, por mos fluturo me automjet në rrugë, respekto rregullat e qarkullimit që të arrish i sigurt në destinacion, që të mos vrasësh jetën e t’u venitësh festën familjarëve”.

“Policia Rrugore, në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, po vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore duke përdorur mjetet logjistike si radar e drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan-Tiranë vijon monitorimi me radar dhe gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 16 leje drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 151 km/h deri në 174 km/h” njofton Policia Rrugore.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, të festojnë, por të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të festojnë, por të mos fluturojnë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore për shpejtësinë e lejuar e të respektojnë të drejtën e këmbësorëve, duke respektuar vijat e bardha dhe në ato raste ku ato mungojnë t’u japin përparësi këmbësorëve për të kaluar. Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon edhe për përdoruesit e biçikletave dhe të motoçikletave, që të tregojnë kujdes e të respektojnë sinjalistikën, të ndriçojnë biçikletat me pajisje fosforeshente për natën dhe motoçiklistët të vendosin kaskat mbrojtëse”-, vijon njoftimi.

Këmbësorët të kontrollojnë rrugën nga të dyja senset e lëvizjet dhe pastaj të vijojnë lëvizjen aty ku s’ka semafor dhe vija të bardha, ndërsa në rastet ku është sinjalistika të respektojnë atë për të kaluar nga një krah në tjetrin.Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë

Video/ “Festo, por mos fluturo…”, pezullohen 16 leje drejtimi në 24 orët e fundit

Video/ “Festo, por mos fluturo…”, pezullohen 16 leje drejtimi në 24 orët e funditPolicia Rrugore, në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, po vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore duke përdorur mjetet logjistike si radar e drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik potencial .http://ata.gov.al/2019/12/26/video-festo-por-mos-fluturo-pezullohen-16-leje-drejtimi-ne-24-oret-e-fundit/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Thursday, December 26, 2019