Rama e priti si një mik të shqiptarëve, por e kaluara e Vuçiçit është e ditur nga të gjithë. Njihet shumë mirë e kaluara e Vuçiçit nën Millosheviçin, si njeri i tij, ish-ministër i Informacionit, apo thënë ndryshe i propagandës, në pushtetin e famëkeqit të Kosovës.

Nga reagimet e shumta dhe nga habia e shumë figurave për pritjen e kryeministrit Rama ndaj presidentit serb, së fundmi është publikuar edhe një video të cilën vetëm kreu i “Rilindjes” nuk do dojë ta shikojë.

Vuçiç, vite më parë, shihet në video me një tjetër famëkeq, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Sheshelj, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës.

Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për krime lufte vitin e kaluar.

Eshtë një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një Audi 100 me të cilin udhëtonin.