Babai i një fëmije i cili është gjetur në gjendje kritike për jetën në mes të rrugës në zonën e Bardhajve të Shkodrës, ka sqaruar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Ai ka thënë pasi është paraqitur në ambientet e spitalit, se djali ka hapur pa e vënë re dritaren e makinës e më pas ka përfunduar jashtë kësaj të fundit ndërsa ai ka vijuar rrugën me 3 fëmijët e tjerë.
Ndër të tjera, H. Kurtaj 50-vjeç ka treguar se po udhëtonte me katër fëmijët e tij kur ka ndodhur ngjarja njëri prej të cilëve ka dalë nga makina në rrethana ende të paqarta.
Ndërkohë fëmija që paraprakisht u raportua se ishte rreth 2-vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Shkodrës.
Ai është gjetur në rrugë nga udhëtarë të rastit të cilët kanë ndaluar dhe e kanë transportuar me një makinë private drejt spitalit