Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë është gjetur në gjendje të rëndë nga një shofer i rastit që kalonte në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Bardhajve, ndërsa mësohet se fëmija është i moshës 5 vjeç dhe është gjetur nga një shofer i rastit i cili e ka dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fëmija ka rënë në rrugë nga xhami i pasëm i makinës së babai të tij Hilmi Kurtaj.

Prindi nuk e ka parë fëmijën që ka rënë në rrugë dhe ka vijuar udhëtimin. Ndërkohë ka qenë një makinë tjetër e rastit që ka pikasur fëmijën në rrugë dhe e ka transportuar në spital.