Na ishin njehere kartolinat thumbuese qe zakonisht ne cdo fundviti, artisti i madh i humorit Gezim Kruja i lexonte para publikut ne programin festiv te nderrimit te viteve. E mbani mend ? Ja dhe ato te v. 1989
ARTAN BULLAFIQIT I quajtuar deng i leshit, qe ka marre deftesen me te gjitha dhjeta. T`ju uroj Vitin e Ri, me gezim zemren time ma mbush, por jo me nota perseri, lule mali, lule fush. Ne gjimnastike dhjeta s`ka vend Por a e din se cfare thone ? Nota eshte e babait tend, qe e ka shok mesuesin tone ! Ju huuuuu !
NJE MENDJEMADHI Fjala “Une” ne goje te mbeti, na krekosesh si gjel deti. Andej – ketej vec mburrje lume Pune pak e pupla shume. Nje urim nga shoket ke, te besh tenden fjalen “Ne” Ju huuuu!
LLAFAZANIT Ne korridor, ne klase e jashte, te flet goja e kurre s`pushon. Kete vit me plot merite, more emrin “gramafon” Vec kur del ne mesim, krejt pa pritur t`lodhet goja. Viti i Ri te keshillon, t`i lesh llafet se te doli boja Ju huuuu!
MESUESIT NE FSHAT Mezi pret sa t`mbaroj mesimi, dhe te hidhesh n`biciklete. Kur mesimin na e spjegon, mendja jote rri n`qytet. E merr rrrugen me shpejtesi, si n`fushore, si n`perpjete. Ec aq shpejt sa te ka zili edhe Agim Tafili vete. I hi hiiiiii!
NJE PRINDI Kur ne mesime e ne sjellje, djali yt mire perparon. Ti ne mes shokeve e ngre zerin: “Shifni c`femije rrit shtepija jone”. Por kur djali sillet keq, e familjes i ve njolla. Menjehere nis dhe ankohesh, per kto pune fajin e ka shkolla. Ha haaaa!
KAFSHET E MIA SHTEPIAKE Pula ime per cdo vere, nga tre veze ben per cdo here. E m`i fut vet nen dere. Biles nje dite te shtune, m`i ka ba vezet e fergume. Kurse maca qe s`ka bisht, din me fole dhe arabisht. Gjeli i detit me nji kamb, per dy ore ka shku n`Tirane. Me ka thane qe per Vit te ri, do te futem vet n`kusi. Ha, ha, ha e hi, hi, hi , mbet tan diten tuj u zgerdhi
Per urim babait tim, e per njoftim te gjithe baballareve te tjere qe i kane femijet e tyre ne shkolla: Mos na lini prane ekranit te televizorit deri ne ore te vona. Per vitin 1989, me asht hapur goja gjate mesimit 118 here. Me ka zene gjumi n`klase 34 here. Kam ardhe pa ba detyrat 23 here. Ndersa me ka dale gjumi me vonese , duke bere pa arsy mungese ne shkolle, 14 dite. Uroj qe kte vit, mos te na hapet goja, e qe ju prind me ne te jeni te qete, na coni heret me fjete. Kte urim te dergon djali juaj, Gezim!