Mbledhja konstituive e legjislaturës së 7-të të Kuvendit të Kosovës, pas verifikimit të kourumit dhe 120 mandateve të 14 subjekteve politike nga ana e Komisionit, drejtuesi i seancës Jahja Kokaj ftoi deputetët të betoheshin.

Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin 111 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 29 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28, Partia Demokratike 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

Pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe dy nënkryetarëve të Kuvendit.

Kujtojmë se partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Vetëvendosja dhe LDK-ja në këtë seanca shkojnë pa marrëveshje për koalicion qeverisës.