Gjykata e Tiranës vendos të pushojë cështjen penale ndaj deputetit të PS, Spartak Braho. Braho u padit nga ish- drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), Agron Tufa për fyerje e shpifje, ndërsa kërkoi nga socialisti shumën prej 250 000 lekë si dëmshpërblim.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sokol Pasho, vendosi të pushojë vlerësoi se kërkesa e ngritur nga z.Tufa nuk përmbush kriteret ligjore në kuptim të legjitimimit aktiv të kërkuesit dhe nuk mund të merret në shqyrtim prej kësaj Gjykate, ndaj edhe cështja duhet të pushohet.