Prej më shumë se 8 orësh kryeministri Edi Rama ka qëndruar në ambientet e një hoteli në Golem ku ka zhvilluar mbledhjen me kabinetin qeveriatr.
Ndërkohë që ditën e sotme është mbledhur me dyer të mbyllura kryesia e PS-së, ku Faxëeb.al mëson se do të diskutohet edhe për zgjedhjen e kryesisë së re ku procesi do të realizohet në muajin shkrut.
Gazetarja e Fax News nga selia e PS-së, raporton se pas tërmetit të 26 Nëntorit është shtyrë procesi i zgjedhjeve brenda PS-së parashikuar për në fillim të Dhjetorit. Pritet që kryesia të asistojë edhe delagatët e zgjedhur me 16 Nëntor ndërsa Kongresi i kësaj partie do të zhvillohet më datë 29 Shkurt. Në mbledhje po diskutohet qark për qark me kandidaturat për kryetar partie në Rrethe.
Me porosi të kryeministrit Rama, mësohet se deputetët do të gjenden me datë 31 dhjetor, mbrëmjen e ndërrimit të viteve pranë familjeve të prekura nga tërmeti.