Kryeministri Edi Rama ka deklaruar jashtë dyerve të selisë rozë se në procesin e drejtimit të organizatave të PS-së do të përdoret formula një burrë, një grua për të vënë në zbatim parimin e barazisë gjinore.
“Prej disa muajsh jemi në proces organizimi dhe ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme. Pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave pasi kemi përfshirë në procesin e zgjedhjeve edhe gratë duke zbatuar një normë të re të drejtimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali dhe një vajze. Janë marrë propozimet nga të gjitha asambletë për të vazhduar pastaj zgjedhjet e kryetarëve të partisë në 6 bashkitë”, tha Rama.