Famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani ka uruar mbarë besimtarët për festën e shenjtë të Krishtlindjes. Ai ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët që kjo Krishtlindje të jetë një moment reflektimi për të gjithë për tu bërë më të mirë.
“Bëjmë pjesë në komunitet të bashkuar, në një kohë ku tensionet po torturojnë botën, kremtojmë krishtlindjen në mënyrë kontracionale. Duhet të paqësohemi me veten tonë , dhe me zotin , të pamundurat për njerëzit janë të mundura për perëndinë. Kjo periudhe festive, të jetë reflektim për ne. Paqe dhe solidaritet për të papriturat që na vinë. Ti presim këto Krishtlindje që të kremtojmë këtë lindje që nuk është e zakontë” tha Nikola Petani.